AL-MAR sh.p.k. zhvillon aktivitetin e saj ne fushen e prodhimit te ambalazheve plastike dhe te letres, me dhe pa stampim, te formave dhe dimensioneve te ndryshme. AL-MAR ka qene fabrika e pare shqiptare e ketij lloji ne vendin tone.
Qe nga fillimi i aktivitetit e deri tani, kemi arritur te konsolidohemi si ne cilesine e produkteve dhe ne shumllojshmerine e tyre. Tashme ne realizojme nje game te madhe produktesh, te gjitha te standarteve Europiane. Fabrika jone eshte unike ne shqiperi per stampime fleksografike dhe rotogravure ne polietilen, PP, OPP, BOPP, PET,flete alumini dhe leter. Nepermjet makinerive moderne te fabrikes, arrijme te realizojme te gjitha llojet e stampimeve duke bere te mundur per cdo klient te realizoje paketimin e produktit sipas imazhit te markes se tij.
Ekipi yne perbehet nga njerez te kualifikuar, te motivuar dhe te perkushtuar , me nivel te larte profesional dhe eksperience shume-vjecare . Ne i kushtojme vemendje cdo detaji qe te arrijme persosmerine ne punen tone. Produktet tona kalojne nje seri testimesh mbi materialet e prodhuara dhe cilesine e printimit para se ti jepen klientit. Kemi takime te shpeshta me partneret tone nderkompetare ne menyre qe te jemi me hapin e kohes persa i perket teknologjise dhe materialeve me cilesore ne treg.
Pjesmarja jone neper panaire kombetare dhe nderkombetake eshte metoda jone e preferuar e marketingut dhe prazantimit te produkteve te reja qe ne prodhojme. Ky perkushtim behet i dukshem me rritjen cilesore te shtypit tone. Sfida jone eshte ti ofrojme klientit produkte te standarteve europiane pa patur nevoje te largohet nga Shqiperia.